MAGAZINË /

Vera e vetmisë së madhe për Elseid Hysën, Lacio e degdis në tribunë

Hysaj nuk figuron më në listën e skuadrës bardhekaltër që klubi i ka dorëzuar Ligës së Serisë A. Edhe skenari i gjetjes së një klubi në javët e ardhshme, duket i pamundur pë Hysajn, që paguhet 2.8 milion euro në vit.

Shkruar nga Versus

Vera e vetmisë së madhe për Elseid Hysën, Lacio e degdis

Elseid Hysaj i është bashkuar Kombëtares shqiptare në grumbullimin e shtatorit për ndeshjet e Ligës së Kombeve si një futbollist i Lacios. Por në fakt, Hysaj është vetëm në “letër” i tillë, pasi efektivisht, klubi nuk do ta aktivizojë në Serinë A.

Megjithëse ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Lacion, Hysaj nuk figuron në listën e skuadrës bardhekaltër që klubi i ka dorëzuar Ligës së Serisë A. Për çështje të merkatos dhe numrit të futbollistëve që u rezervohen italianëve apo atyre të rritur në klub, bardhekaltrit janë detyruar të bëjnë sakrifica dhe kësisoj kanë zgjedhur të lënë jashtë Hysajn dhe të mbajnë Pedron.

Klubi ka të drejtë të bëjë dy ndryshime në listë gjatë sezonit për çështje emergjencash që kanë të bëjnë me dëmtimet afatgjata të lojtarëve. Vetëm në atë rast, Hysaj mund të përfshihet në listë nga klubi bardhekaltër.

Në javët e ardhshme ai do të duhet të kërkojë një sistemim të ri në kampionatet ku merkatoja është e hapur, në mënyrë që të ketë minuta në fushën e lojës gjatë këtij sezoni, por edhe ky skenar duket e vështirë duke patur parasysh rrogën prej 2.8 milionë eurosh që ai përfiton në vitin e tij të fundit të kontratës me Lacion.

Poll