Paris Saint-Germain është duke e zhvilluar derbin me Monacon në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.
Ndërsa ndeshja nisi me një ritëm të lartë, ka pasur edhe një dëmtim horror.
Gianluigi Donnarumma ka pësuar një lëndim të frikshëm, pasi është goditur me shkelm nga lojtari i Monacos, Wilfried Singo.
Ylli i skuadrës vendase ishte në vrapim e sipër, por shpejtësia e tij ishte e tepërt dhe nuk mund të ndalej në kohë.
Singo vendosi këmbën e tijmbi fytyrën e Donnarummas, duke bërë që ky i fundit të mbetet i gjakosur dhe më pas të detyrohet ta lëshojë fushën.
Në vend të tij u fut portieri Safonov, ndërsa vetëm dy minuta më vonë nga largimi i italianit prej fushës, PSG kaloi në epërsi me golin e Doue që u asistua prej Achraf Hakimit.







