Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t u akuzua nga një fans i futbollit se gjithmonë u kërkon lojtarëve të tij që të pasojnë vazhdimisht në vend që të përdorin instiktin e momentit.
Guardiola njihet për stilin e tij “tiki-taka” të cilin e kërkon nga lojtarët e skuadrave që drejton duke u mbështetur në zotërimin e lartë të topit.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, e cila fillon menjëherë pas pyetjes së tifozit, Guardiola fillon duke thënë: “Futbolli nuk është vetëm pasim, pasim, pasim”.
Tifozi përgjigjet: “Çfarë ndodhi me instinktin, apo jo?”
Pep thotë: “Jo, natyrisht”.
Tifozi vazhdon: “Njerëzit më thonë mua, ju duhet të pasoni, pasoni, pasoni”
Guardiola tenton të ndërhyjë, por tifozi vazhdon: “Sikur të fajësonin ty”
Trajneri i Cityt përgjigjet: “Ata më fajësojnë mua? Kjo është mirë, më fajësoni mua, nuk ka problem”
Tifozi konkludon se “duhet instinkti” dhe Guardiola thotë: “Po, bëni çfarë të doni”. Versus.al
This fan really asked Pep if he likes flairy wingers… His response was class ???????????? pic.twitter.com/YCguHpQDid
— Rising Ballers (@RisingBallers_) July 25, 2024







