Danezi Mads Pedersen është shpallur fitues i etapës së parë të Giro d’Italia, e cila nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.
Gara ka qenë e mbushur me emocione, por një incident ka ndodhur vetëm 2 kilometra para finishit, ku tre çiklistë u rrëzuan.
Çiklisti spanjoll Mikel Landa humbi kontrollin në një kthesë dhe përplasi një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar rrëzimin e tij dhe të dy çiklistëve të tjerë. Fatmirësisht, të tjerët nuk pësuan lëndime të rënda.
Landa u transportua menjëherë në spital dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Gara do të vazhdojë me dy etapat e radhës: një në Tiranë këtë të shtunë dhe një tjetër në Vlorë të dielën.








