MAGAZINË /

VIDEO/ ''I kemi vëllezër djemtë e Tropojës'', mbyllet drama Jozi-Stresi, këngëtari drekon me babain e reperit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ ''I kemi vëllezër djemtë e

Sherri i nisur kohë më parë në distancë mes këngëtarit Joz Marku dhe reperit Arkimed Lushaj (Stresi) sot duket se ka marrë zgjidhje përfundimtare.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-banori i BBVIP4, Joz Marku me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale ku shfaqet duke drekuar me Sali Lushën, babain e reperit.



‘’Një drekë e veçantë mes miqve tanë të përbashkët. Nuk kam asgjë të keqe me Stresin. Siç i ka ai vëllezër djemtë e Fushë Kuqes, edhe ne i kemi vëllezër djemtë e Tropojës, Malsi e Gjakovës. Ai ka impenjimet e veta dhe unë të mijat, por gëzojmë respekt per njëri tjetrin dhe familjet. I urojmë çdo të mirë kudo në jetë’’- e mbyll Jozi shkrimin e tij në foton e publikuar, ndërsa menjëherë pas saj ka edhe një video ku shfaqet duke ngritur dolli me babain e Stresit dhe njerëzit e tij.

VIDEO/ ''I kemi vëllezër djemtë e

I gjithë konflikti nisi pas disa komenteve që reperi bëri për Jozin gjatë kohës që ky i fundit ishte në Big Brother VIP. Pasi doli jashtë, Jozi e Stresi u takuan dhe rrjeti shpërtheu në komente pasi reperi shfaqej teksa e puthte në faqe, në dukje i detyruar.

Më pas deklarata e Jozit në një emision ndezi sërish tensionet, por tashmë fatmirësisht duket se raporti mes tyre është normalizuar dhe nuk kanë asnjë problem me njëri tjetrin. Versus.al

Poll