MAGAZINË /

VIDEO/ 'Me një shprehje të tij...' , Luiz Ejlli ngushëllon të afërmit e Faton Hajrizit: Duhet t'i themi hero

Luizi Ejlli ka shprehur ngushëllime për të afërmit dhe miqtë e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe ditë më parë duke e cilësuar hero.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ 'Me një shprehje të tij...' , Luiz Ejlli

Luizi Ejlli ka shprehur ngushëllime për të afërmit dhe miqtë e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe ditë më parë.

Duke e cilësuar si hero Faton Hajrizin, këngëtari është shprehur:

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij. Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni.

Faton Hajrizi u vra ditë më parë nga policia serbe me pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik u raportua se e kishte vrarë një zyrtar policor serb dhe e kishte plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën./Versus

Poll