MAGAZINË /

VIDEO/ Pamje tronditëse nga aksidenti tragjik ku Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën

Një shofer kamioni filmoi me celular Lamborghinin që po digjej, në të cilin humbën jetën ylli i Liverpoolit, Diogo Zota, dhe vëllai i tij, Andre

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje tronditëse nga aksidenti tragjik ku Diogo Jota dhe vëllai

Mediat spanjolle kanë publikuar pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën yllit të Liverpool-it, Diogo Jota.

Lamborghini i tij doli nga rruga në veri të Spanjës, duke shkaktuar një fatkeqësi të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një nga gomat e Lamborghinit shpërtheu gjatë një parakalimi në autostradën A-52, pranë qytetit Cernadilla, afër Zamorës në veriperëndim të Spanjës, afër kufirit me Portugalinë.

Makina luksoze doli nga rruga, u përmbys dhe shpërtheu në flakë rreth orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes. Shërbimet e emergjencës u njoftuan menjëherë, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtojnë dy vëllezërit që ndodheshin në makinë.

Pamjet tronditëse të flimuar nga një shofer kamioni që kalonte aty pranë tregojnë makinën e futbollistit pranë rrugës kryesore teksa ishte e përfshirë në flakë. 

Gjurmët e gomave në asfalt tregojnë vendin ku Lamborghin-i humbi kontrollin, ndërsa copat e barrierës qendrore janë të shpërndara në tokë pranë vendit të aksidentit./Versus.al

 

 

Poll