Ndeshja e Superligës mes Dinamos dhe Elbasanit ka shkaktuar tensione mes tifozëve të dy skuadrave.
Gjatë pjesës së dytë, pati incidente në shkallët e stadiumit mes tifozëve të dy ekipeve ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i lënduar.
Policia ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe ka shoqëruar në komisariat disa persona.
Gjithashtu, janë dëmtuar edhe stolat, ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente. Versus.al







