MAGAZINË /

VIDEO/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin, valle e këngë në çdo rrugë e shesh para ndeshjes me Italinë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin, valle e

Në stadiumin "Signal Iduna Park" të Borussia Dortmund, kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë takimin e parë për Euro 2024, atë ndaj Italisë.

Ndërsa favoriti në fushë është Italia, e kundërta do të ndodhë në shkallët e stadiumit.

Numri i tifozëve shqiptarë që pritet të jenë në stadiumin e Dortmundit është rreth 50 mijë, ndërsa tifozë italianë dhe të tjerë rreth 12 mijë.

Por numri i shqiptarëve që janë në Dortumnd duket se është shumë më i madh se i atyre që do të jenë në stadium.

Me plot gojën mund të thuhet se shqiptarët sot e kanë pushtuar qytetin e Dortmundit dhe atmosfera në stadiumin më të madh të Gjermanisë pritet të jetë elektrizuese.

Poll