MAGAZINË /

“Conference League”, Partizani siguron kualifikimin në Maltë

Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti, erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen. Në minutën e 93-të, Keko shfrytëzoi në maksimum një pasim në zonë nga HJardoj dhe përmbysi rezultatin.

Shkruar nga Versus

“Conference League”, Partizani siguron kualifikimin në

Partizani siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Marsaxlokk në Maltë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë nisi i vrullshëm. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një supergol nga Yuri në minutën e 46-të, por Partizani barazoi vetëm dy minuta më vonë me Carën.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti, erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen. Në minutën e 93-të, Keko shfrytëzoi në maksimum një pasim në zonë nga HJardoj dhe përmbysi rezultatin.

Këtë avantazh Partizani e ruajti deri në fund, për të marrë fitoren, e cila e kalon për në turin e dytë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. 

Poll