Gjenden trupat e pajetë të 8 fëmijëve të mbytur në tragjedinë e fundit detare të emigranteve në detin Jon. Siç njoftojnë mediat italiane, mes trupave të gjetur nga roja bregdetare në detin Jon, njëqind milje larg bregut të Kalabrisë, janë edhe 8 fëmijë, pas mbytjes së një varke me vela që kishte lënë Turqinë plot me refugjatë.
Trupat e gjetur në total gjatë ditës, siç raportohet nga Prefektura e Reggio Calabria, janë 14: përveç tetë të miturve (4 meshkuj dhe 4 femra) janë 2 meshkuj dhe 4 femra. Që nga fillimi i operacioneve janë gjetur 20 trupa (6 meshkuj, 6 femra, 8 të mitur). 11 të mbijetuarit e dërguar në Roçella Ionica kishin folur për rreth 60 persona të zhdukur.
Trupat e pajetë u transferuan në portin e Roçella Jonica. Ndërkohë vijojnë kërkimet për të zhdukurit e tjerë.







