BOTA /

Paraqitja e rrallë e Melania Trump, nga hyrja në Konventën e Republikanëve deri tek puthja me bashkëshortin e saj

Bashkëshortja e Donald Trump bëri një hyrje më vete nga pjesa tjetër e familjes që ndodhej pranë ish-presidentit amerikan kur ai po firmoste dokumentet për pranim zyrtar të kandidaturës së tij në zgjedhjet e nëntorit.

Shkruar nga B.SH

Paraqitja e rrallë e Melania Trump, nga hyrja në Konventën e

Melania Trump bëri një paraqitje të rrallë për të mbështetur ish-presidentin Donald Trump në Konventën Kombëtare Republikane.

Bashkëshortja e Donald Trump bëri një hyrje më vete nga pjesa tjetër e familjes që ndodhej pranë ish-presidentit amerikan kur ai po firmoste dokumentet për pranim zyrtar të kandidaturës së tij në zgjedhjet e nëntorit.

E buzëqeshur duke përshendetur turmën dhe nën tingujt e simfonisë së nëntë të Bethovonet,  Melania zuri më pas vendin e saj pranë kandidatit për zëvëndëspresindent Jay Dee Vance.

Nga ana e tij, Trump u kujdes që t'i bënte një përmendje të veçantë gruas së tij, duke thënë në fjalën e tij, “në këtë rrugëtim jam i nderuar që kam në krah bashkëshorten time të mrekullueshme, Melania. Melania, faleminderit shumë”, ndërsa delegatët shpërthyen në duartrokitje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të fjalimit të tij të gjatë 93 minuta, Melania doli në skenë dhe iu bashkua bashkëshorit të saj, duke i pëshpëritur diçka në vesh dhe më duke e puthur në faqe.

Melania Trump dhe anëtarët e tjerë të familjes qëndruan në skenë për rreth 20 minuta në krah të ish-presidentit amerikan, herë duke e mbajtur për dore me dashuri dhe herë duke biseduar me DJ Vance dhe gruan e tij./Versus

 

 

 

Poll