A keni dëgjuar ndonjëherë për një kont që mund të blejë një ndërtesë për 40 milion euro, që ka toka në Britani më shumë se Mbreti Karl III, por vetë lëviz me mjete të transportit publik, nuk fluturon kurrë në klasin e parë në avion dhe... për më tepër nuk është as koprac.
Ky është konti Luca Rinaldo Contardo Padulli di Vighignolo. E kur thuhet se ka më shumë tokë në Britani sesa mbreti Charles III, kihet parasysh sipas Times, se ai kontrollon 12,000 hektarë tokë dhe zotëron më shumë se 100,000 prona, si dhe pasurinë e shekullit të 16-të ku jeton në Norfolk. Fisniku është financier dhe partner i kompanive: Montedison, Ferfin, Alerion dhe Moleskine.
Padulli është 69 vjeç, me origjinë milaneze dhe ka studiuar në Bocconi (familja e tij ishte e persekutuar nga Musolini dhe nazistët), dhe pas universitetit ai fluturoi në Londër për të punuar në sektorin financiar. Në vitin 1994 ai mori përsipër Albanwise Wallace Estates, e cila falë tij sot është ndër kompanitë më të mëdha bujqësore dhe të pasurive të paluajtshme në Britaninë e Madhe: 2% e prodhimit total të patates në vend varet nga fermat e tij. Në vitin 2005 ai u bë drejtor i fondit mbrojtës Camomille Associates me mbi 2.3 miliardë asete. Por Padulli bën një jetë borgjeze, gati proletare.
Ai ka foto të rralla të vetes, fluturon me biletë ekonomike, përdor transportin publik dhe ka një Opel Corsa të vjetër.
Ai është shumë i dashur në fshatin Barton Bendish, ku ndodhet banesa e tij, ku ai organizon një shfaqje fishekzjarre dhe hap kopshtet e tij për publikun gjatë verës.
Nga i ati trashëgoi dashurinë për artin dhe është gjithashtu koleksionist. Në vitin 2017, ai shiti një koleksion vizatimesh antike nga piktorë mjeshtër, duke përfshirë Goya, Michelangelo, Rubens dhe Degas në Muzeun Getty për më shumë se 100 milionë dollarë. Ai ishte pjesë e Royal Italian Company, një kasafortë pronash të paluajtshme për aristokracinë e vendit tonë e blerë në vitin 2021 nga Blackstone për 1.3 miliardë euro asete dhe borxhe.







