Dosja Metamorfoza- Në dosjen e aksionit të madh të SPAK, për 51 urdhër arrestet dhe për përgjimet që kanë dalë nga brenda SPAK-ut dhe janë publikuar në media gjendet i përfshirë dhe kreu i bektashinjëve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur ndryshe dhe si Baba Mondi.
Ai del nga komunikimet në Sky si një person i cili ka përdorur eksponentët kriminal që të bëjnë presione në marrjen e disa pronave.
Sipas mediave Baba Mondi ka dalë në 42 komunikime të SKY-t ku eksponentë të krimit thonë se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër.
“Të fortët” koordinonin veprimet e tyre me zyrtarë dhe gjyqtarë që të ndihmonin baba Mondin të marrë pronat e Gjyshatës, me anë të presioneve.







