Nga mbrëmja e sotme deri në datën 4 tetor në orët e mbrëmjes, moti në Vlorë do të jetë me reshje shiu, dhe erë të fortë.
Për këtë arsye, kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur që të ndalojë lundrimin e anijeve të vogla dhe të peshkimit.
Njoftim i Kapitenerisë:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 03-04.10.2024 !
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1. Të ndalohet paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 02.10.2024.
2. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 04.10.2024.







