MAGAZINË /

Ndeshja me Lihtenshtejnin, ndryshime të mëdha në formacionin e Shqipërisë

Shkruar nga Versus

Ndeshja me Lihtenshtejnin, ndryshime të mëdha në formacionin e

Ndryshime të mëdha në formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës në sfidën e parë miqësore para Euro 2024, atë ndaj Lihtenshtejnit.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Ismajli dhe Ajeti, Gjimshiti do të mungojë në këtë miqësore pasi një ditë më parë u aktivizua në ndeshjen e Serie A Atalanta-Fiorentina. Nga krahët në mbrojtje do ta nisin titullar Balliu dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Gjasula dhe Bajrami. Në sulm, Sylvinho ka vendosur të aktivizojë në formacion Asanin në të djathtë, Hoxhën në të majtë dhe Brojën në krye të sulmit.

Një ditë më parë, trajneri Sylvinho u shpreh se në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit do të luante me lojtarët, të cilët kanë më pak minuta në këmbë.

Ndeshja me Lihtenshtejnin, ndryshime të mëdha në formacionin e

 

Poll