Dy vjet më parë, në dhjetor 2022, ajo u kthye në shtëpi pas takimit me prindërit dhe nxënësit në shkollë dhe vdiq në moshën 55-vjeçare. Jepte italisht dhe latinisht në gjimnazin Jommelli në Aversa. Por studentët e saj nuk e harruan kurrë.
Profesorja Michela Ferrante mbeti aq shumë në jetën e tyre, saqë pas mbarimit të provimeve përfundimtare, studentët e saj, shkuan pranë varrit të saj.
Historia tregohet nga Corriere del Mezzogiorno dhe Il Mattino. Dhe ‘zëdhënësja’ e kësaj lidhjeje të fortë është një tjetër mësuese, Enza Picone. Në atë shkollë kjo e fundit jep filozofi dhe shkenca humane dhe i përmblodhi të gjitha në një foto: një foto që portretizon grupin e nxënësve, të bashkuar, para varrit të mësuesit të tyre. “Asnjë nga nxënësit e mi nuk u ankua apo u befasua nga nota që mori, por të gjithë më kërkuan të isha aty, për herë të fundit me ta në heshtje, me sy të përlotur, secili me kujtimin e vet”, thotë Picone.
Një kujtim, ai i mësueses të tyre, të cilin nxënësit ia kushtuan edhe letrën e fundvitit që ia dorëzuan mësuesve për të shprehur mirënjohjen e tyre. "Profesoresha Ferrante, - shkruajnë ata, - të cilën nuk mund ta harronim kurrë, me mirësinë dhe butësinë e saj na i ndriçoi ditët dhe që do të kishte brohoritur për ne deri në fund. Na ngushëllon të mendojmë se një pjesë e saj është sot këtu me ne dhe se na dëgjon edhe nga larg”.







