AKTUALITET /

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shkon për herë të dytë në SPAK

Ligjvënësi demokrat tha para mediave se ishte pyetur lidhur me një kallëzim të bërë prej tij për "Eco Park" në Durrës.

Shkruar nga Versus
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shkon për herë të dytë
Momenti kur Bylykbashi futet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e së martës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kjo është hera e dytë që deputeti shkon në organin e posaçëm pasi në mars të 2023-it kishte shkuar për të kallëzuar Partinë Socialiste mbi programin “aktivisti” të cilin e konsideronte si pengesë për vullnetin e zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.

Në dalje të SPAK, ai deklaroi për mediat se ishte pyetur lidhur me një kallëzim të bërë prej tij lidhur me "Eco Park" në Durrës. Por nuk dha detaje të mëtejshme për rastin duke thënë se është dosje nën hetim. Versus.al

Poll