AKTUALITET /

FOTO+VIDEO/ ‘Kokaina vinte nga Fieri’, detaje nga operacioni ku u arrestuan tre persona në kryeqytet

Sipas hetimeve të kryera droga vinte nga Fieri dhe pas porosisë së marrë autorët e sollën me një tip fouristradë KIA, ndërsa takimi ishte lënë tek rruga ‘Myslym Shyri’ në kryqytet vendi ku dhe u arrestuan tre personat Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Shkruar nga B.SH
FOTO+VIDEO/ ‘Kokaina vinte nga Fieri’, detaje nga operacioni ku u
Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni ‘Collaboration 3’ ku tre persona u arrestuan teksa shkëmbenin 1.1 kg kokainë me agjentin e infiltruar nga policia.

Sipas hetimeve të kryera droga vinte nga Fieri dhe pas porosisë së marrë autorët e sollën me një tip fouristradë KIA, ndërsa takimi ishte lënë tek rruga ‘Myslym Shyri’ .

Në momentin që do të bëhej shkëmbimi, skuadra operacionale e policisë ka ndërhyrë duke i arrestuar tre personat  Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Gjatë ndërhyrjes, 3 personat kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga agjentët e antidrogës.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration 3”. Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.  Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.  Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.  Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,

Poll