AKTUALITET /

Radha e makinave në hyrje të Elbasanit,reagon Policia Rrugore: Kemi shtuar patrullat

Në njoftim Policia është shprehur se nuk ka bllokim por ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve në këtë rrethrrotullim.

Shkruar nga Versus

Radha e makinave në hyrje të Elbasanit,reagon Policia Rrugore: Kemi

Policia Rrugore në Elbasan ka reaguar për situatën në Rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku është krijuar radhë automjetesh.

Në njoftim Policia është shprehur se nuk ka bllokim por ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve në këtë rrethrrotullim.

Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor kanë shkuar dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon gjithashtu për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këto akse rrugore të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuar pasi bllokojnë lëvizjen në të dy kahet e rrugës dhe mund të jenë burim aksidentesh.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh.

Deri në këto momente, nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këto akse rrugore të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”, njofton Policia Rrugore e Elbasanit./ Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: