POLITIKË /

100 mijë palestinezët në Shqipëri/ Berisha: Rama e mohon, por mua më thanë ndërtuesit se do vijnë

 Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sërish ditën e sotme për ardhjen e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri, që kryeministri Edi Rama e ka mohuar disa herë në media.

Shkruar nga Versus

  100 mijë palestinezët në Shqipëri/ Berisha: Rama e mohon,  

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sërish ditën e sotme për ardhjen e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri, që kryeministri Edi Rama e ka mohuar disa herë në media.

Sipas Berishës, Rama gënjen.

“Ajo që di unë është kjo, 4 muaj më parë midis ndërtuesve në Tiranë është qarkulluar lajmi ose ata janë shprehur se po ndërtojmë sepse do të na sjellë Rama palestinezë për të blerë 20 mijë apartamente.

Kjo është fjalë e thënë nga disa ndërtues. Kur e kam dëgjuar e kam quajtur fantazi. Më vonë mediat izraelite dhe jo vetëm ato kanë cituar Shqipërinë dhe kanë bërë fjalë për negociata me Ramën për sjelljen e 100 mijë palestinezëve.

Rama e mohoi këtë në mënyrë të prerë por sa mund t’i besosh Ramës, që gënjen në cdo fjalë. Unë më shumë se kaq nuk mund të them” tha ai.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është e vërtetë që palestinezët do të vijnë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë një sajesë.Në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, tha se zërat për ardhjen e palestinezëve janë zëra të ardhura nga këneta.

“Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo Visar, nuk është e vërtetë! Është sajesë që mori rrugën me shpejtësi, sepse jemi në atë kohë kur e vërteta s’ka veshur pantallonat, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf”, tha Rama.

Tags:

rama berisha

Poll