Moderatori Blendi Fevziu ditë më parë ngriti shqetësimin përmes një video për përdorimin e nitratit tek fruta- perimet, ku përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene.
Moderatori me një detektor mati nivelin e përdorimit të këtij plehu artificial në disa fruta dhe perime dhe rezultoi se ky pleh artificial ishte në nivele shumë më të lartë se normalja.
Në bazë të matjes që moderatori kreu dolën që frutat dhe perimet kishin nivel të nitratit shumë më të larta se normalja.
Por ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka hedhur poshtë pajisjen që gazetari Blendi Fevziu përdori për të matur nitratin në fruta dhe perime.
Gjatë fjalës Ministrja pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë garantoi se institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ICUV, është institucion shtetëror që është foksuar në akreditimin e testeve laboratorike.
"Jam e sigurtë që ka disa pyetje të lidhura si rezultat i disa videove të publikuara së fundmi. Dua të garantoj që institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ICUV, është institucion shtetëror që është foksuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sigurisht që certifikimi i shumë produkteve ndodh edhe nëpërmjet sektorit privat. Në sigurojmë konfidencialitetin e shumë produkteve, por e përdorim këtë informacion për të gjurmuar se në cilën fermë ka produkte që mund të kenë përmbajtje më të tepërt të nitratit në këtë rast.
Duhet të heqim dorë nga produktet që nuk janë të certifikuara. Do i kërkoja të gjithë qytetarëve dhe aktorët që ndihmojnë publikun, që çdo produktin që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ICUF që të gjurmojmë se ku ndodh. Produket shqiptare, në veçanti në zonën e Myzeqesë, nuk kanë në asnjë moment produkte të pacertifikuara nga vetë prodhuesit. Por nuk mund të përjashtojmë situata që mund të kenë përdorim të plehrave jashtë parametrave dhe në frymën e një ligji do të thosha që organikja është një e ardhme, po nuk mund të jetë e gjitha. E rëndësishmja është që të kemi produkte brenda protokollit, vetëm laboratorët janë të duhurit për të dhënë vlerësimin," tha Denaj.







