POLITIKË /

Arben Ahmetaj zbulon dy raste që është ndjerë i kërcënuar në Zvicër nga qytetarë shqiptarë

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim nga SPAK, ka treguar gjatë një interviste në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, se pasi janë bërë publike adresa dhe pallati i tij, ka pasur dy kërcënime serioze për jetën.

Shkruar nga Versus

Arben Ahmetaj zbulon dy raste që është ndjerë i

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim nga SPAK, ka treguar gjatë një interviste në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, se pasi janë bërë publike adresa dhe pallati i tij, ka pasur dy kërcënime serioze për jetën.

Çim Peka: Në gjykimin tuaj, ajo foto e publikuar ishte për të krijuar një perceptim që akuzat ndaj Ahmetajt qëndrojnë dhe po jeton në luks, apo ishte për të treguar vendndodhjen dhe ju e morët edhe si njëfarë kërcënimi.

Arben Ahmetaj: Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe pas atij publikimi, unë kam pasur dy episode. Një episod u tre qytetarë shqiptarë, njëri prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, nuk i bëj publike për qytetarët shqiptarë, nëse do të duhet një ditë për të verifikuar vërtetësinë e asaj që them, i them edhe me emër se cilët janë, kanë ardhur kanë bërë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi, se çfarë kanë thënë. Një episod të cilin unë e kam ndarë me autoritet këtu, ku duke zbritur nga një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar që shprehte në mërmëritje dhe sipër egërsi dhe sharje dhe i njëjti person, në kafen ku unë pi kafen e paradites, se aq është dita ime në këtë vend, sërish aty përballë. E kam fotografuar, depozituar tek autoritetet, e kam marrë seriozisht, si ato tre kërcënimet të jetës time, plus atë provokim që i është bërë fëmijës tim në Tiranë, gocës time të vogël, Kelis dhe sigurisht që jam shumë alert, ashtu siç vetë kam deponuar në të tre shërbimet, të 6 emrat që janë iniciatorë të goditjeve të mundshme kundër meje dhe familjes time.

 

 

Poll