
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë sot raportimin në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024.
Gjatë raportimit, ajo tha se institucioni kishte gjetur disa shkelje nga ana e policisë sa i takon rastit të arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta i cili u mor me dhunë nga persona të maskuar mesditën e 21 tetorit 2024.
"Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale"- tha Ballanca. Versus.al
