POLITIKË /

Kuvendi kthehet në ''komedi'', Ulsi Manja zhvesh xhaketën, sfidon Berishën për çmimin e kostumit! Balla e të tjerët qeshin

Pas raportimit të institucioneve, Kuvendi u kthye në arenë akuzash e batutash mes Berishës dhe deputetëve socialistë.

Shkruar nga Versus

Kuvendi kthehet në ''komedi'', Ulsi Manja zhvesh

Seancat e Kuvendit të Shqipërisë gjithmonë e më shumë po kthehen në sallë të qeshurash e sulmesh personale ndërkohë që ata që duhet të ishin aty për të përfaqësuar problemet e qytetarëve të thjeshtë, duket se e kanë harruar misionin e tyre.

Këtë herë, teksa Berisha e akuzonte se Altin Hajri i kishte dërguar kostum dhuratë, deputeti Ulsi Manja u ngrit dhe zhveshi xhaketën duke sfiduar Berishën që të shihnin se vlera e cilit prej kostumeve të tyre ishte më e lartë.

Pjesë nga debati:

(Ulsi Manja zhvesh xhaketën)

Sali Berisha: Ku i ke ato të Altin Hajrit? Nuk ke shpëtim sepse edhe në Vjenë thuhet se shkove ti pastaj the se ka shkuar Etilda. E akuzova unë për McGonigalin pastaj tha ka qenë Etilda, jo unë.

Ulsi Manja: Sali ti i ke përmend këto kostumet pafund. Unë të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Ulsi Manja, çfarë kostumesh vesh ti. Unë nuk pres të dalë kush e të bëjnë protesta dhe të më shoqërojnë në raportin tim me drejtësinë. Raporti im me drejtësinë është 1. atë ditë që do më kërkohet një shërbim prej meje, do e zbatoj. E kam pyetur Chat GPT a ka çantë Luis Vuiton 500 mijë euro më ka thënë kush të ka thënë, i thashë Saliu. Më tha shihe se nuk është në rregull.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura të shumta tek Taulant Balla dhe deputetët e tjerë socialistë. Versus.al

Poll