POLITIKË /

“Ata që thonë s’ka punë, nuk duan të punojnë”, Rama: Më shumë sukses bën këtu se në Europë

Rama tha se në 5 vitet e fundit, 42 mijë të rinj janë punësuar falë programeve të nxitjes së punësimit.

Shkruar nga Versus

“Ata që thonë s’ka punë, nuk duan të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e punësuar nga programet e punësimit, kryesisht portali: http://puna.gov.al/ ku sipas tij, çdo muaj publikohen mesatarisht 5500 vende pune.

Sipas Ramës të gjithë ata persona që ankohen se nuk ka punë në Shqipëri, në të vërtetë nuk duan punë. Ai shtoi se më e lehtë është ndonjëherë që të bëhet sukses në vendin tonë sesa në Europë.

“Ata që thonë nuk ka punë janë ata që nuk duan punë. Sepse vetëm në këtë portal janë mesatarisht 5500 vende pune çdo muaj. Natyrisht që nuk është aq e lehtë të hapësh portalin se tha vajza më parë që kur shkon e troket, ka vështirësi, pretendime e kërkesa. Nuk po i zbus këto, por po them se kush do realisht punë dhe kush do të bëjë sukses në këtë vend mund të bëjë sukses dhe nganjëherë mund të bëjë një sukses për të cilin jashtë këtij vendi mund të duhen shumë më tepër sakrifica.

Europa nuk është më ajo që ishte. Problematikat e punësimit të të rinjve, të refuzimit të të rinjve për të bërë një numër punës, janë problematika europiane sot. Ky vend pikërisht se është në zhvillim e sipër dhe pikërisht se nuk është aq i strukturuar ka hapësirë më shumë për ata që kanë kurajo më shumë e vullnet më shumë”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll