Kreu i qeverisë Edi Rama nuk i kurseu kritikat për mënyrën e funksionimit të proceseve të BE për anëtarësim. Gjatë diskutimeve në një prej paneleve në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih, Rama u shpreh se më shumë nevojë ka BE për vendet jo-anëtare sesa këto të fundit për të.
Duke i cilësuar të lodhshme burokracitë e Bashkimit Europian, Rama tha se duhet të ketë një bashkim si kontinent europian dhe jo vetëm si organizëm politik e ekonomik.
“Ky zgjerim gjithmonë është trajtuar si një lloj bujarie apo misioni bujar i më të pasurve të kontinentit kundrejt më të varfërve. Por sot BE ka më shumë nevojë për ne, më shumë sesa kemi ne për të. Nuk e kam fjalën vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për shtetet e tjera evropiane që nuk janë pjesë e BE. Pse? Sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë, çfarëdo të ndodhë, do jemi këtu. Nëse BE dëshiron të dalë nga të gjithë këto kriza, duhet të bashkohet si Evropë”- tha Rama. Versus.al








