POLITIKË /

Berisha akuza nga Lezha: Rama është “armiku” i votës së lirë

Shkruar nga Versus

Berisha akuza nga Lezha: Rama është “armiku” i votës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Lezha Edi Ramën se është “armiku” i votës së lirë, duke e lidhur me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore, rezultatin e dobët që arritën.

“Sot ne festojmë 35 vjetorin më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë. Sot më të gatshëm se kurrë për triumfin tonë, më të sigurt se kurrë në këtë triumf.

Ne edhe në kushtet më të vështira, mbrojtëm parimet që besojmë, dhe arritëm t’i faktojmë botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë, se ai klouni me atlete të bardha që kalon nga një samit në tjetër është hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Evropës, se është më bandit se çdo bandit i bandave të Shqipërisë”, tha Berisha.

Me tone të ashpra Berisha e krahasoi Ramën me “kloun”, “hajdut”, “bandit”, duke u përpjekur të bindë demokratët se kryeministri është fajtori për dobësimin e PD-së.

“Ne i mbrojtëm këto teza se ishin të vërteta, edhe kur kthenin kokën anash, ne vazhdonim. Koha fakton sot qëndrimin tonë të drejtë. Një propagandë e tmerrshme kundër jush, për t’ju fshehur të vërtetat.

E paguar e gjitha me paratë tuaja. Kjo ishte por prapë kthehemi të pamposhtur. Ne nga tetori 2024, gjer në 5 dhjetor, 7 rezoluta ndërkombëtare të firmosura nga të gjitha partitë e qendrës së djathtë në botë”, u shpreh Berisha.

Berisha organizoi “Foltoren” në Lezhë me rastin e 35 vjetorit të themelimit të PD-së, ku përcolli mesazhe bashkimi për demokratët dhe sulmoi kundërshtarët e tij politik./Versus.al

Tags:

berisha rama pd ps

Poll