POLITIKË /

Berisha: E nderova Andis Harasanin se mbeti socialist, ju e përzutë atë nga PS-ja

Shkruar nga Versus

Berisha: E nderova Andis Harasanin se mbeti socialist, ju e përzutë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Andi Harasani, iu drejtua socialistëve duke u thënë se duhet të kërkojnë ndjesë se e larguan nga partia.

Kreu demokrat shtoi se Harasani ia kushtoi rininë ndryshimeve të Shqipërisë dhe mbeti socialist besnik i parimeve që besonte deri ditën e fundit.

'Mendoj se, aktet e nderimit duhet të jenë të plota dhe të sinqerta.
Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj. E vërteta, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim.

Por nuk mund të mohohet se, ju e përzutë atë, dhe duhet të kërkoni ndjesë. Jo ju personalisht, se nuk e përzutë ju personalisht, por rilindja e përzuri atë.
E kam nderuar me bindje të plotë për atë që thashë, sepse një politikan që rininë ja kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale, por e kam nderuar se mbeti socialist besnik i atyre parimeve që besonte gjer ditën e fundit.
Një patriot, një njeri i cili nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis me të keqen, siç bëtë ju, me radhë.
Prandaj mund ti kërkonit ndjesë dhe ju garantoj se veç se përfaqësoje jo mendimin e Sali Berishës, por mendimin e qindra dhe mijëra socialistëve që e prisnin sot këtë nga ju.' u shpreh Berisha.

Në përgjigje, Spiropali tha: “Largimi i një njeriu nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh partiake dhe elektorale. Ne u ngritëm në këmbë për të nderuar kujtimin e tij dhe i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.”/Versus.al

 

Poll