POLITIKË /

Berisha mori vulën e PD, Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të dalë nga grupi parlamentar

Në shkresën e dorëzuar, Alibeaj kërkon që të cilësohet si deputet jashtë grupeve parlamentare.

Shkruar nga B.V
Berisha mori vulën e PD, Alibeaj dorëzon në Kuvend
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, kryetari i PD, Sali Berisha

Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot zyrtarisht kërkesën për të dalë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. 

Mësohet se Alibeaj ka dërguar në Kuvend shkresën ku kërkon që të mos jetë më anëtar i grupit parlamentar të deputetëve të PD që pas vendimit që gjykata e Apelit dha më 11 qershor duke njohur Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike. Ai kërkon nga kryetarja e Kuvendit që të cilësohet si deputet pa grup parlamentar në seancat plenare. 

Vendimin e tij, Alibeaj e bëri publik ditë më parë ku u shpreh se nuk mbështeste pikëpamjet e Berishës dhe se nuk besonte se ky i fundit do të respektonte mendimin ndryshe brenda partisë. Largimi i tij në këtë mënyrë la të dyshohet se kjo mund të jetë një dorëheqje e Alibeajt nga politika pasi të mbarojë mandatin e ligjvënësit. Kërkesa e Alibeajt pritet të shqyrtohet në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas zyrtarisht ai nuk do jetë anëtar i grupit parlamentar demokrat. Versus.al

Poll