POLITIKË /

Berisha ndalon deputetët e PD-së të dalin përballë analistëve: Janë “maskë” e qeverisë

Shkruar nga Versus

Berisha ndalon deputetët e PD-së të dalin përballë

Kreu i Partisë Demokratike u ka dërguar mesazh deputetëve demokratë, kryesisë dhe aleatëve ku iu kërkon të mos dalin përballë analistëve në emisionet televizive.

Berisha thotë në mesazh, se deputetët e PD-së, duhet të shkojnë në studiot televizive atëherë kur përballë të kenë deputetët e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të qeverisë.

Berisha u kërkon demokratëve të bëjnë kujdes në studiot televizive përballë disa analistëve që konsiderohen të pavarur, por që i konsideron “maskë” të qeverisë.

Mesazhi i Berishës:

Mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDSH, deputetëve të Grupit Parlamentar të PDSH, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDSH, drejtuesve dhe anëtarëve të departamenteve qendrore të PDSH, drejtuesve të degëve të PDSH.

Përshëndetje të nderuar zonja dhe zotërinj, Me këtë mesazh ju rikujtoj se Kryesia e PDSH dhe Grupi Parlamentar i PD kanë vendosur si më poshtë:

1-Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterparts të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë.

Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë të KK, departamenteve, sekretariateve, Kryesisë, Grupit Parlamentar, pushtetit lokal etj., nuk dalin në debate me analistë ‘të pavarur’ të cilët shërbejnë si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe njerëzve të saj ne studiot televizive dhe si mercenar te paguar nuk mbajne asnje pergjegjesi per mashtrimet, manipulimet,fallsifikimet e tyre per te mbrojtur qeverine.

Perveç kesaj qeveria, me ndihmën edhe të disa moderatorëve, e ka gjetur këtë si mënyrë për ta mbajtur debatin te opozita, duke vënë përballë vazhdimisht ‘analistë të pavarur’, një pjesë e mirë e të cilëve janë në role këshilltarësh apo drejtorësh në zyrat e shtetit, apo autor veprash penale eme përfaqësues të opozitës dhe për të mbuluar me heshtje aferat e qeverisë.

Opozita nuk duhet dhe nuk do ta lejojë qeverinë që ta përdorë atë si maskë në mediat që kontrollon, për të fshehur vjedhjet, keqbërjet dhe aferat e saj si organizatë kriminale.

Ndërkohë, çdo intervistë, lidhje direkte apo prononcim që lidhet me aferat e qeverisë, korrupsionin, skandalet etj., duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Së fundmi, për të gjitha ftesat nga studiot televizive duhet të njoftoni Drejtorinë e Shtypit, kjo, së pari, për të marrë prej zyrës së shtypit mesazhin e ditës së PD dhe, së dyti, për të mos lejuar “peshkimin” e mediave të kontrolluara nga qeveria, të cilat, sapo refuzohen për motivet e mësipërme nga i ftuari i parë, ftojnë të tjerë për të zbatuar porositë e zyrës së propagandës së kryeministrit.

Ky vendim do t’ju përcillet edhe partive aleate, në mënyrë që qëndrimi të jetë i përbashkët.

Pershendetje te perzemerta,

Me respekt Sali Berisha.

Poll