
Pasditen e së premtes u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Kreu i Kësaj force politike, Sali Berisha, ndër të tjera u ndal tek misionet e PD-së.
I bindur për një fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Berisha tha se fjalimi i fitores do hapet me fjalët ‘gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë’.
“Në mars të vitit 1992, kur PD erdhi në pushtet herën e parë, në fjalimin e fitores ju drejtova shqiptarëve me këto fjalë: Gëzuar ditën e parë të demokracisë.” – kujtoi Berisha.
Sipas liderit historik të PD-së, nuk ka përçarje në Partinë Demokratike. Ai theksoi se asgjë nuk i pengon për të arritur objektivin e tretë, që është fitorja.
“Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia. Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi”, tha Berisha.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kërkoi angazhim maksimal, me qëllim që protesta e 11 korrikut të jetë madhështore.
“Protesta e 11 korrikut duhet te jete madhështore, sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri yne është i burgosur politik pa prove, fakte dhe akuze. Drejtuesit e PD-se, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetaret e degëve te kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar ne strukture. Ne duhet te jemi te hapur dhe te shtrijmë dorën e bashkimit për demokratet si edhe jo demokratë , por qe jane kundër Qeverise. Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve qe janë mashtruar nga pengu (Basha). Protesta e 11 korrikut duhet te jete madhështore sepse jemi e vetmja parti ne Europë ku lideri yne është i burgosur politik pa prove, fakte dhe akuze.” – tha mes të tjerave Noka







