POLITIKË /

Berisha: Rama u tmerrua nga BKH, kishte frikë nga prangat...

Sipas Berishës, reagimi i Ramës nuk ishte institucional, por i diktuar nga frika personale, duke menduar se ndaj tij mund të kishte një urdhër-arresti. Ai deklaroi se kryeministri ka kërkuar çarmatosjen e oficerëve të BKH-së, një veprim i paprecedentë dhe fyes për organet ligjzbatuese.

Shkruar nga Versus

Berisha: Rama u tmerrua nga BKH, kishte frikë nga prangat...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit se oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në ambientet e Kryeministrisë.

Sipas Berishës, reagimi i Ramës nuk ishte institucional, por i diktuar nga frika personale, duke menduar se ndaj tij mund të kishte një urdhër-arresti. Ai deklaroi se kryeministri ka kërkuar çarmatosjen e oficerëve të BKH-së, një veprim i paprecedentë dhe fyes për organet ligjzbatuese.

“Rama u tremb se mos po i vinin prangat. I detyroi të linin armët, duke i trajtuar me përçmim, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë. Këto janë fobitë e një njeriu që e di çfarë ka bërë”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD-së, frika e Ramës lidhet drejtpërdrejt me aferën e tunelit të Llogarasë, ku, sipas tij, përgjegjësia kryesore nuk bie mbi Belinda Ballukun, por mbi vetë kryeministrin. Berisha akuzoi Ramën se ka qenë personalisht i përfshirë në negociatat dhe takimet në Ankara me kompanitë fituese, duke i shtuar kontratës 50 milionë euro të tjera.

“Edi Rama po mbron vetëm veten e tij. Ai është shumë më i zhytur në këtë aferë sesa Balluku”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se kryeministri është i implikuar edhe në afera të tjera të rënda korruptive, duke përmendur skandalin e AKSHI-t, të cilin e cilësoi si “kopshtin privat të Edi Ramës”, ku, sipas tij, përmes regjistrimeve, familjarë të Ramës kanë përfituar qindra miliona euro nga tenderët publikë.

Berisha ngriti akuza edhe për përfshirjen e bashkëshortes së kryeministrit në diktimin e fituesve të tenderëve, për zhdukjen e dosjeve komprometuese dhe për episode presioni kriminal ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve.

“Imagjinoni t’u shkojnë këta në Surrel dhe t’i kërkojnë dokumentet. Ky është tmerri i Edi Ramës. Prandaj ai doli me gjithë arsenalin e tij – frikë, terror dhe para – për të marrë licencën që t’i vazhdojë vjedhjet me bekimin e gjykatave”, përfundoi Berisha./VERSUS

Poll