POLITIKË /

“Boom” emigrantësh për zgjedhjet e 11 Majit/ Përse nuk po pranohen? Burime nga KZQ: Procesi mund të shtyhet

Mbi 60 mijë emigrantë kanë aplikuar për të marrë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Teksa procesi ka nisur prej vetëm dy javësh, kërkesat për aplikim kanë qenë të larta jo vetëm nga Shqiptarë që jetojnë në vende të Europës por edhe jashtë saj.

Shkruar nga Versus

“Boom” emigrantësh për zgjedhjet e 11 Majit/ Përse

Mbi 60 mijë emigrantë kanë aplikuar për të marrë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Teksa procesi ka nisur prej vetëm dy javësh, kërkesat për aplikim kanë qenë të larta jo vetëm nga Shqiptarë që jetojnë në vende të Europës por edhe jashtë saj.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, deri më tani janë pranuar vetëm 36 mijë kërkesa, pra thuajse 50 për qind e atyre që janë dërguar. Shkak kryesor janë gabimet  në procedurën e aplikimit, për të cilën KQZ thotë se po përbën problem kryesor në ecurinë e të gjithë progresit për sigurimin e Votës së Diasporës.

Megjithatë sipas burimeve, pavarësisht asistencës së nevojshme, aplikantët të cilët kanë mundësi pa limit për të ridërguar aplikimet e tyre, edhe në momentin e ri-dërgimit të formularit/dokumentave konsiderohen shpesh sërish të pavlefshëm.

Data e fundit e aplikimeve është 4 Marsi, por burime nga Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve sugjerojnë se kjo date mund të shtyhet, në varësi të procesit gjatë javëve të ardhshme. /Versus.al/

Poll