POLITIKË /

Braçe i shqetësuar nga Kuvendi: Po vjen drithë nga Rusia, a i kontrollon njeri?!

Deputetit socialist shton më tej pyetjen që këto anije që vijnë nga Rusia i kontrollon njeri sepse ka sankisone për kompanitë e këtij shteti.

Shkruar nga B.SH
Braçe i shqetësuar nga Kuvendi: Po vjen drithë nga Rusia, a i
Erion Braçe në Kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe teksa fliste nga foltorja e Kuvendit për projektligjin  “Për disa ndryshime në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë'' është shprehur se një sërë anijesh në kohën e pikut të korrjes së drithërave vijnë në portet tona nga Ukraina dhe Rusia.

Deputetit socialist shton më tej pyetjen që këto anije që vijnë nga Rusia i kontrollon njeri sepse ka sanksione për kompanitë e këtij shteti.

Braçe: Protestat nuk i bëjnë dëm askujt. Por prodhimi i bujqve duhet mbrojtur. Një seri anijesh tamam tani në pikun e korrjes së drithërave janë lëshuar nëpër portet tona. Vijnë nga Ukraina dhe Rusia. Për Rusinë duhet një proces kontrolli sepse kemi sanksione për kompanitë atje. Nuk e di a kryhet ky proces. Sepse bujqit dalin e protestojnë se malli i tyre nuk u grumbullohet. Këta për t’ua shitur ua shesin pasi e transportojnë nga Rusia, por për t’ua grumbulluar nuk ua grumbullojnë.

Poll