Ka filluar me tension seanca e sotme parlamentare.
Deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk janë përjashtuar kanë nxjerrë karriget jashtë në oborrin e parlamentit, ndërsa një pjesë tjetër janë ulur këmbëkryq.
Sipas deputetës Abana Vokshi parlamenti i vërtetë është këtu jashtë duke shtuar se pa u larguar Garda, deputetët e opozitës nuk kanë vend aty brenda.
'Parlamenti i vërtetë nuk është atje brenda është këtu jashtë. Japim mesazhet që janë për hyrjen e Shqipërisë në Europë kundër kësaj qeverie e cila e vetmja gjë që i ka bërë Shqipërisë është lidhja me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhuna e ushtruar nga Garda ndaj deputeteve gra dhe jo vetëm deputetëve burra unë mendoj se nuk kemi më vend atje. Derisa ky parlament të çlirohet nga Garda ne nuk hyjmë, nuk jemi në juntë ushtarake.' u shpreh deputetja Vokshi. /Versus.al







