POLITIKË /

Deputeti dhe sipërmarrësi Vullnet Sinaj: Historia e akulloreve, e mbyllur që në 2021-in. Mos i fryni kot

Sipas Sinajt, AKU ka bërë tërheqjen e këtyre akulloreve që pas konstatimit të problemit, ndërsa raporti KLSH e hedh poshtë një pretendim të tillë.

Shkruar nga Versus

Deputeti dhe sipërmarrësi Vullnet Sinaj: Historia e akulloreve, e

Deputeti socialist Vullnet Sina, njëkohësisht pronar i rrjetit të supermarketeve “Big Market teksa foli për raportin e KLSH ku thuhej se 13 ton akullore me lëndë kancerogjene kanë hyrë në Shqipëri në 2021-in, tha se një çështje e tillë është mbyllur që para 3 viteve dhe kërkoi që këtij problemi "të mos i fryhet aq shumë".

Gjatë mbledhjes në komisionin e ekonomisë dhe financave, Sina tha se pasi kompania që kishte prodhuar akulloret, njoftoi këtë përmbajtjen e tyre kancerogjene, AKU i tërhoqi nga tregu, ndërkohë që raporti i KLSH tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Meqenëse kam edhe një biznes në këtë sektor. Historia e akullores është historia e një loti të prodhuar nga fabrika e asaj firme që është transportuar në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Shqipëri. Menjëherë u njoftua autoriteti i AKU dhe ka bërë tërheqjen e menjëhershme nga tregu. Mos t’i fryjmë këtij problem kaq shumë, kur nuk është vetëm problem ynë. Nuk u prodhua në Shqipëri, nuk e la AKU vetëm këtu. Është një problem që ka qenë në të gjithë Europën. Kjo histori është mbyllur që në 2021-in, nuk ia vlen më të diskutohet”- tha Sina.

Ndërsa më vonë iu kërkua llogari kryetarit të KLSH, Arben Shehu pse ky fakt u bë publik prej tij ditën e djeshme, ndërsa ai u përgjigj se raporti i është dorëzuar Kuvendit që në vitin 2021, por nuk ishin marrë masat. Versus.al

Poll