Pak orë pasi kryeministri Rama deklaroi se marrëveshja për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë përsa kohë Italia do të dojë. Giorgia Meloni ka përshëndetur vendimin e kreu të qeverisë shqiptare.
“Faleminderit Edi!” shkroi Meloni në një postim në rrjetet sociale.
Dje Rama përgënjeshtroi lajmet e publikuara lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët në kampin e Gjadrit duke thënë se ky protokoll do të qëndrojë për shumë kohë .
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: Më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë” shkroi Rama në reagimin e bërë. Versus.al

