POLITIKË /

"Do vriten prokurorë e gjyqtarë", Sula ngre alarmin me parashikimin e zymtë për Shqipërinë

Shkruar nga Versus

"Do vriten prokurorë e gjyqtarë", Sula ngre alarmin me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë mbrëmë një ‘parashikim’ të zymtë përsa i takon krimit të organizuar në vend dhe veprimet e tyre ndaj njerëzve të drejtësisë.

Duke hequr një paralele me historinë e Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos që u vranë nga mafia italiane në vitin 1992, Sula tha se një fat të ngjashëm mund ta kenë edhe prokurorë e gjyqtarë në vendin tonë.

“Ju e dini që po të mos ishin vrarë fatkeqësisht Falcone dhe Paolo Borsellino, nuk do kishte ndryshuar edhe sistemi i drejtësisë dhe politika në Itali. Dhe sot jemi në kushte të tilla, ku larg qoftë humbja e një jetë të një prokurori apo gjyqtari, por të jeni të sigurt se edhe ai moment do të vijë. Do të vijë mo zotëri. I ka vra politika pra, krimi i organizuar. E vranë gjyqtarin e Vlorës. Kush i ka vrarë të tjerët. Kanë ndodhur edhe ngjarje të tilla të rënda, ku janë vrarë edhe prokurorë edhe gjyqtarë. Janë vrarë pra”, tha Sula i ftuar në A2CNN.

Nga ana tjetër ish-deputeti tjetër demokrat Asllan Dogjani ndërhyri duke thënë se krime të tilla kanë ndodhur edhe në vendin tonë, por ende nuk janë zbuluar.

“Janë vrarë por duhet zbuluar. Pse nuk i zbulojnë. E di sa kam folur unë në Parlament dhe në media për atë Skerdilajd Konomin. Pse nuk e zbulojnë? I kanë të gjitha mundësitë”- u shpreh ish-ligjvënësi i PD. Versus.al

Poll