POLITIKË /

“E dija që PD do përçahej”, Berisha: I thashë Lulit, mos u përziej në këtë punë!

Kryetari i Partisë Demokratike, i ftuar në Top Story ka deklaruar se e dinte që Partia do të çahej, teksa rrëfeu se çfarë i tha Lulzim Bashës.

Shkruar nga Versus

“E dija që PD do përçahej”, Berisha: I thashë

Kryetari i Partisë Demokratike, i ftuar në Top Story ka deklaruar se e dinte që Partia do të çahej, teksa rrëfeu se çfarë i tha Lulzim Bashës.

“Edhe në vitet ’90 unë nuk zemërohesha me asnjë që më sulmonte. Pse? Sepse i thoja vetes ‘shiko, të thonë ç’të duan, se nuk janë këta që cenojnë psikologjinë tënde’. Unë po kërkoja gjëra që ishin tabu dhe po dukej se po dilja kundër regjimit që ata e donin, nuk janë diktuarat ashtu siç mendojnë njerëzit. Unë isha një nga ata që po u trazoja atyre psikologjinë. Po kaloja në Suk të Përmetit dhe më del një grua e veshur siç ishte koha, kishte marrë një bazë dheu dhe më gjuajti. E pyes pse më gjuajti, ‘ik, je kshu je ashtu’, më tha. I dhashë dorën, e kishte kallo, kooperativiste. 

Unë nuk zemërohesha. Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë ’po sikur të mos vijnë’ , u thashë ‘ 8 vetë të vijnë më mjaftojnë’. Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël. I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej. Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës. Isha jashtëzakonisht i qetë.  I them Bashës ‘Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia. I thashë ‘ do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit.”, u shpreh Berisha.

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: