
Kryeministri Edi Rama pritet të lërë ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza mëngjesin e sotëm, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për hernie.
Dje operacioni zgjati dy orë nën drejtimin e mjekut Arben Gjata. Ky i fundit foli për mediat duke thënë se gjendja shëndetësore e kryeministrit ishte e mirë dhe se do të qëndronte në QSUT përgjatë gjithë ditës e natës.
Sot Rama lë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kreu ndërhyrjen të cilën e kishte paralajmëruar që në gusht të këtij viti. Mjeku Arben Gjata tha gjithashtu se përgatitjet për operimin e kryeministrit, ishin bërë disa ditë më parë. Versus.al







