
Aktorja Julia Ilirjani ishte një prej surprizave të listave të kandidatëve për deputetë të PD. Në qarkun e Tiranës ajo kandidon në listat e hapura. Ndërsa foli për vendimin e saj për t’u përfshirë në politikë, e ftuar në “Live from Tirana’, aktorja shprehu edhe pakënaqësitë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Teksa i cilësoi njerëzit në Tiranë si të ngrysur për shkak të gjendjes ekonomike, Julia Ilirjani tha se Rama nuk di të bëjë asgjë dhe se edhe në shkollë ishte përpjekur ta injoronte.
Pyetje: Pse me Partinë Demokratike?
Julia: Rinia e viteve ’90 jemi blu. Unë e besoj që PD do kthehet dhe mendoj që është e domosdoshme. Shqipëria po kthehet ne diktaturë. Çdo lider që rri kaq gjatë dhe pretendon të rrijë ende… Unë në Shqipëri shoh prindër që duan t’i çojnë fëmijët jashtë. Intelektualëve të Shqipërisë nuk i del rroga. Të gjithë njerëzit në Tiranë janë të ngrysur. Njerëzit duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Pyetje: Çfarë do i thoshte Edi Ramës?
Julia: E kam injoruar Ramën që në shkollë. Ka qenë gjithmonë fodull. Tërhiqu se na lodhe as pikturën s’e bëre, as politikën s’po e bën. Unë do të ftoj artistët, gratë, komunitetet. Egla Cenon do ta ftoj të japë mendimet e saj. Versus.al







