
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn është takuar sot me kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho.
Gjatë takimit VanHorn 'shprehu admirimin e SHBA-së për përpjekjet e palodhura të SPAK për punën e tyre të guxishme' shkruan ambasada Amerikane në statusin e publikuar në rrjetin social Facebook
Gjatë takimit, bën me dije ambasada amerikane se VanHorn theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të SHBA-së në misionin e tyre për popullin shqiptar duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Statusi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.







