POLITIKË /

"Ergys Agasi lëvizte me eskortën e Ramës" Berisha nxjerr videon: Mori gjobë në Surrel

Shkruar nga Versus

"Ergys Agasi lëvizte me eskortën e Ramës" Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale një video të dërguar nga “qytetari dixhital” i cili pretendon se mjeti Range Rover me targa “GG 444 AA” në pronësi të Ergys Agasit më herët qarkullonte së basku me eskortën e makinave që shoqëronin kryeministrin Edi Rama. Qytetari i ka bashkangjitur një foto në autostradë dhe një video të bërë në Tiranë.

“Doktor kjo video eshte bere kete vit ne Tirane. Eshte eskorta e Edi Rames ku makina e dyte eshte makina zyrtare e kryeministrit dhe nderkohe bashke me te leviz edhe ergys agasi me makinen e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhe, ngjyre vishnje, eshte makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjeter pas tij e fundit ne rradhe eshte makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targe GG 444 AA e modelit Defender”- shkruan qytetari dixhital në mesazhin që Berisha ka publikuar.

Më tej vetë kryedemokrati në një deklaratë për mediat, foli për këtë gjë duke nxjerrë edhe faturat e gjobave të papaguara të Ergys Agasit. Sipas tij, një prej gjobave që Agasi ka marrë është pranë një karburanti në Surrel në afërsi të vilës së kryeministrit Edi Rama.

"Ergys Agasi lëvizte me eskortën e Ramës" Berisha

“Vendi i gjobës ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës. Ka lënë makinën e tij aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë. Çfarë donte ky deri aty? Më thoni mua. Është kapur peng në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë e vendosur aty është paguar nga qytetarët shqiptarë”- u shpreh mes të tjerash Berisha. Versus.al

 

Poll