POLITIKË /

“Erion Veliajt iu shkelën të drejtat”, Avokati i Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

Shkruar nga Versus

“Erion Veliajt iu shkelën të drejtat”, Avokati i Popullit:

“Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt ju prek privatësia mjekësore nga policia e burgjeve.”

Në këtë përfundim ka dalë Avokati i Popullit, në përfundim të verifikimeve që morën shkas nga ankesat e Veliajt i cili gjatë kontrolleve mjekësore nuk u la vetëm me mjekët, por gjatë kolonoskopisë qëndroi edhe një polic i burgjeve.

Kolonoskopia është një ekzaminim i zorrës së trashë, pacienti shtrihet në anën e majtë me këmbët lehtësisht të mbledhura. Mjeku fut kolonoskopin, nëpërmjet kanalit anal, në zorrën e trashë. Erion Veliaj kundërshtoi praninë e oficerit të policisë dhe për këtë problem ishte ankuar tek Avokati i Popullit për shkelje të dinjitetit.

“U kam kërkuar punonjësve të presin jashtë”, pohon mjeku, “por ata nuk kanë pranuar duke thënë se e kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e sigurisë të miratuara në këto raste”.

Sipas komisionerit rezulton se vendi ku u krye ekzaminimi i kryebashkiakut ishte i hapur dhe i pandarë, ku mundësia për të shmangur shikimin dhe dëgjimin se çfarë po ndodhte në dhomë ishte e pashmangshme.

Gjithashtu Drejtoria e Burgjeve pohoi se Veliaj vlerësohej nga autoritetet, gati një muaj pas arrestimit, si një i burgosur me risk standard, pra jo i rrezikshmërisë së lartë, dhe për këtë arsye dilet në përfundimit se prezenca e policisë gjatë vizitës mjekësore ishte e panevojshme.

Pak kohë më parë Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliajn, pasi ishte shkarkuar nga posti i kryebashkiakut.

Kryetari i Bashkisë Tiranë në lidhje me akuzën për korrupsion i është drejtuar Gjykatës me kërkesën për shpalljen si jo të ligjshëm të masës arrest në burg./Versus.al

Poll