POLITIKË /

Flutura Açka u dorëhoq sot, PD kërkoi 3 ditë më parë largimin dhe zëvendësimin e saj me Ina Zhupën

Por nga shkresa e zbardhur drejtuar Kuvendit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike shihet që ky grup ka kërkuar largimin e Açkës nga posti i Kryetares së Komisionit për Edukimin ditë para se deputetja të jepte dorëheqjen.

Shkruar nga B.SH
Flutura Açka u dorëhoq sot, PD kërkoi 3 ditë më
Flutura Açka në Kuvend

Deputetja Flutura Açka në një status ditën e sotme njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar  i Partisë Demokratike  si dhe nga dorëheqja nga posti i Kryetares së Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Në statusin e saj Açka shkruan se arsyet e largimit të saj nga grupi parlamentar si dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik është për shkak të situatës së pashëndetshme të krijuar brenda në PD.

 

Por nga shkresa e zbardhur drejtuar Kuvendit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike shihet që ky grup ka kërkuar largimin e Açkës nga posti i Kryetares së Komisionit për Edukimin ditë para se deputetja të jepte dorëheqjen.

Në shkresën drejtuar Lindita Nikollës grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar që deputetja Ina Zhupa të caktohet si kryetare e këtij Komisioni.

Flutura Açka u dorëhoq sot, PD kërkoi 3 ditë më
Vendimi për ta larguar Flutura Açkën është marrë që në datën 22 korrik

 

 

Poll