POLITIKË /

"Fushatën elektorale do e financoj vetë", Shehaj zbulon nëse do bashkëpunojë me PS apo PD

Shkruar nga Versus

"Fushatën elektorale do e financoj vetë", Shehaj zbulon

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion’ ku dha detaje mbi programin e partisë që drejton duke zbuluar se ai vetë do të jetë financuesi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Duke u njohur si një ndër biznesmenët më të fuqishëm të vendit, Shehaj u shpreh krenar për faktin që ka mundësi të financojë fushatën e tij haptas dhe jo të financohet fshehtas nga biznesmenë të tjerë.

Blendi Fevziu: Kush e financon fushatën tuaj elektorale?

Agron Shehaj: Unë e financoj dhe për këtë jam shumë krenar.

Blendi Fevziu: Ju personalisht?

Agron Shehaj: Unë personalisht.

Blendi Fevziu: Sa do ju kushtojë kjo fushatë?

Agron Shehaj: S’i kam bërë llogaritë, por qindra mijëra euro.

Blendi Fevziu: Që ju i nxirrni nga xhepat tuaj personalë?

Agron Shehaj: Absolutisht dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët.

Sa i takon mundësisë së bashkëpunimit në zgjedhje me Partinë Demokratike apo Socialiste, Shehaj i përjashtoi si opsione, por theksoi se kurrsesi me PS-në nuk mund të ketë diçka të tillë duke theksuar se Ramën e sheh si problemin më të madh të vendit.

Ndërsa lidhur me PD-në, Shehaj tha se Sali Berisha e di më së miri sesi fitohen zgjedhjet, por listat që ka nxjerrë për kandidatët për deputetë, tregon sipas tij se Berisha kërkon vetëm të drejtojë opozitën, jo qeverinë.

“Ne duhet t’i bindim qytetarët shqiptarët, duhet të bëjmë një contrast të jashtëzakonshëm me Partinë Socialiste. Nuk kemi për ta fituar kurrë betejën me Edi Rama nëse propozojmë diçka pak më të mirë. Nëse PD thotë që do të heqim Taulant Ballën se është i përfolur me krimin dhe do ta zevëndësojmë Flamur Nokën, shqiptarët nuk kanë për ta votuar opozitën. Të shikosh listën e PD për një njeri që nuk ndjek politikën mund të jetë lista e 2013. Janë të njëjtët emra, të njëjtat figura.

Nëse ka një njeri që e di si fitohen zgjedhjet është Sali  Berisha. Dhe po të shikosh vendimet e fundit që ka marr kohët e fundit sidomos me listat është e qartë që nuk do të fitosh zgjedhjet. Se nuk mund të fitosh zgjedhjet me atë listë që ka bërë. Duke më shumë se synon të mbajë opozitën se sa të fitojë zgjedhjet”, tha Shehaj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: