POLITIKË /

"Gënjen..." Përplasje e fortë në kryesinë e PD-së: Berisha-Salianji shpërthejnë në akuza - Debati

Debat i ashpër për Hysen Kadiun, akuza për gënjeshtra dhe kërcënime për braktisje të mbledhjes, ndërsa vëmendja largohet nga temat e ditës

Shkruar nga Versus

"Gënjen..." Përplasje e fortë në kryesinë e

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione të forta dhe një debat të hapur mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetit Ervin Salianji. Përplasja u ndez pas diskutimeve për Hysen Kadiun, ish-kreun e PD-së në Kavajë dhe një nga kandidatët më të votuar në Primaret, i cili mbeti jashtë listave të sigurta. Akuza, kundërakuza dhe tone të ashpra dominuan diskutimin, duke kulmuar me kërkesën e Salianjit për tërheqjen e fjalës “gënjen”.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona dhe duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

Debati i ashpër mes Berishës dhe Salianjit ekspozon përçarje të brendshme në kryesinë e PD-së, si edhe zhvendos fokusin nga temat që opozita synon të ngrejë publikisht kundër qeverisë. 

Poll