POLITIKË /

Gërdeci/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët e ish-ministrit kundërshtojnë ekspertët

Sipas avokatëve të Fatmir Mediut ekspertëve ekonomike-financiarë u kanë lënë në dorë pataten e nxehtë

Shkruar nga Versus

Gërdeci/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët e ish-ministrit

Seanca e sotme në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme për çështjen 'Gërdeci’ ka përfunduar.

Avokati i ish-ministrit, Henrik Ligori ka kërkuar riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostove për demontimin në fabrikën e armëve e Policcanit.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar.

Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mendim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar. Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin”, ka deklaruar avokati.

Gjykata ka vendosur që të shprehet në lidhje me kërkesën e avokatëve në seancën e radhës e cila do të zhvilohet në 9 tetor.

Po kështu ata thanë se ndërmarrja MEICO, konsiderohet si palë e tretë.

“Ekspertët nuk e kanë të qartë se çfarë është ndërmarrja, ose nuk kanë dashur ta kenë të qartë. As e kanë idenë që është ndërmarrje e Ministrisë se Mbrojtjes.

Është e rëndësishme që interesat u bashkuan mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO.

Ç’punë kanë ekspertët ekonomiko financiar të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësi juridike. Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë”, u shprehën avokatët./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: