
Teksa fushata elektorale ka hyrë në ditët e saj më të nxehta të akvitietit politik, edhe fjalimet që mbahen nga zyrtarë të partive të ndryshme, janë gjithmonë e më ‘ekstravagante’ nga përmbajtja.
Këtë herë, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, mbajti fjalën hapëse të takimit elektoral të Ramës me mjaft energji duke u fokusuar në premtimin për anëtarësimin e vendit në BE.
Isai shkoi më tej, teksa u shpreh i bindur se nëse rilindasit si Fan Noli, Faik Konica apo Petro Nini Luarasi do ishin gjallë, do të votonin për Ramën dhe Partinë Socialiste.
“Jo vetëm që rrugën europiane të Shqipërisë, e ka të qartë, e ndjen dhe beson se vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste mund ta bëjë, por Kolonja e ka predikuar qysh prej rilindasve të saj se rruga evropiane është e vetmja zgjidhje. Nëse do ishin sot Noli, Konica, Luarasi, kë do zgjidhnin? Do zgjidhnin Partinë Socialiste, do zgjidhnin Edi Ramën”- deklaroi Isai me plot bindje. Versus.al








